Kulturë

Dekorohet me urdhrin “Hasan Prishtina”, Kadare: Nuk ka nderim më të madh

Foto marrë nga EO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Osmani tha se me veprat shkrimtari Kadare ka mbrojtur e ka promovuar kulturën, traditat e gjuhën shqipe.

Tutje, Osmani tha se Kadare ka shpalosur artistikisht “si rrallë kush historinë e tradita shqiptare”.

Ndërsa, për Kadarenë, “nuk ka nderim më të madh” se dekorata që morri nga Osmani.

“Nuk ka nderim më të madh për një intelektual se sa kjo që po e përjetoj sot këtu”, tha Kadare.

Shkrimtari ishte pjesëmarrës në hapjen e Panairit të Librit, në Prishtinë.

Ai u takua gjithashtu me kryeministrin Alnin Kurtin të martën.

/Shqip.com