Lajme

Deklarimi i pasurisë së profesorëve dhe mjekëve s’do të jetë publik nëse vendos Kuvendi

Ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë është i ndarë në kategori “ashtu siç bëhet aktualisht në vendin tonë”.

Sipas ministres, për shkak të kompetencave që i ka ministri, deputeti është vlerësuar që ato pozicione të jenë publike dhe të tjera pozicione jo publike.

“Ne kemi proceduar në Kuvend çështjen e deklarimit të pasurisë edhe kjo çështja e deklarimit të pasurisë së mjekëve dhe profesorëve parashihet pra edhe ata obligohen në qoftë se kështu vendos kuvendi mirëpo deklarimi i tyre nuk do të jetë publike. I përket komisionit për legjislacion që ta trajtoj, ne kemi interes që ta fuqizojmë në këtë aspekt, konsiderojmë që duhet të fuqizohet origjina e deklarimit të pasurisë se ku ka ardhur ajo pasuri, pastaj edhe kontrolla”, tha Ministrja Haxhiu për Tëvë1.