Manchester City është kampion i ri i Evropës (VIDEO)
Publikuar:
(10.06.2023 22:58:30)

Një gol i shënuar nga Rodri në minutën e 68-të ka qenë vendimtar që Manchester City të shënojë fitore ndaj Interit në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.
Në këtë mënyrë, skuadra angleze, për herë të pare në historikun e saj, është shpallur kampione e Evropës dhe e ka përmbyllur edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi më parë e kishte fituar Kupën FA dhe Ligën Premiere.
Pas pësimit të golit, Interi i pati tri raste të mira për të barazuar, por Romelu Lukaku dy herë dhe Nicolo Barella nuk i shfrytëzuan ato.
Rast të mirë në pjesën e parë ka pasur edhe Erling Haaland i Cityt, por as ai nuk ia doli të shënojë.
/Shqip.com