Sport Shqiptar

Dardanët mposhten në Belgjikë – merr fund ëndrra për kualifikim në Kampionatin Botëror

“Luftuan”, e dhanë maksimumin, por nuk fituan dot.

Kosova është mposhtur nga Belgjika, me rezultat 33-29, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – që do mbahet në vitin 2023.

Ëndrra për vendin një kualifikim tutje – mori fund.

Vendasit ishin duke triumfuar qysh pas përfundimit të pjesës së parë, me rezultat 18-12.

Teksa, në pjesën e dytë, Dardanët ishin dukshëm më kërkues, por nuk e arritën qëllimin.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe ambiente të brendshme
Momente nga takimi

Në disa momente, epërsinë e zvogëluan deri në dy pikë, por kjo ishte e gjitha.

Në tri ndeshjet e kaluara, Kosova kishte pësuar dy humbje dhe një fitore.

Dy herë u mposht nga Greqia, kurse, në takim e tretë fituan kundër Turqisë, në Prishtinë.

Përgaditjet për këtë fazë, Dardanët i kishin nisur qysh në muajin dhjetor, kur organizuan dy miqësore me Kuvajtin./Shqip.com