Sport Shqiptar

Dardan Berisha e “rrëmben” çmimin “MVP” i javës – në Ligën Unike

Dardan Berisha

Dardan Berisha është zgjedhur “MVP” i javës së tretë në Ligën Unike.

Basetbollisti i Pejës, ishte fenomenal në fitoren që “shqiponjat” e regjistruan ndaj Kamzës, me rezultat 97-76, shkruan Shqip.com.

Berisha realizoi 28 pikë, ndërsa e ndihmoi skuadrën edhe me shtatë kërcime, tetë asistime dhe pesë topa të vjedhur.

Për 32 vjeçarin, kjo ishte hera e parë që shpallet “MVP” i javës në Ligën Unike.

Mund të jetë një imazh i teksti
Stastistikat e Dardan Berishës

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës është duke kaluar në formë fenomenale këtë sezonë dhe vazhdon të jetë ndër basketbollistët kryesorë të skuadrës pejane.

Përpos tij, paraqitje të mirë në këtë javë pati edhe basketbollisti i Vllaznisë së Shkodrës, Jonathan Stove, i cili realizoi 26 pikë e tetë kërcime, si dhe kishte një top të vjedhur./Shqip.com