Sport Ndërkombëtar

Danimarka po e deklason Francën – pas 45 minutave lojë

Momente nga takimi

Danimarka është duke e mposhtur Francën me rezultat 2-0 pas 45 minutave lojë.

Golin e parë për vendasit e realizoi Kasper Dolberg – në minuitën e 34-të.

U prit një përgjigje nga mysafirët, por nuk erdhi.

Teksa – danezët realizuan përsëri.

Andreas Skov Olsen e dërgoi topin në rrjetë – pas pesë minutave dhe festa shpërtheu në “Parken”.

Me rezultatin aktual – Danimarka e fiton Grupin 1 – pasi ka 12-të pikë, një më shumë se Kroacia e vendit të dytë.

Teksa, Franca gjendet në pozitën e tretë – me vetëm pesë pikë.

Në ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate – në pjesën e parë:

Austria 1-1 Kroacia

Holanda 0-0 Belgjika

Uellsi 0-0 Polonia

Ishujt Faraoe 0-0 Turqia

Luksemburgu 0-0 Lituania