Kulturë Kino

Dalin pamjet e para të Lady Gaga në filmin “Joker”

Lady Gaga

Tashmë dihet se Lady Gaga do të luajë në filmin “Joker: Folie à Deux” të Todd Phillips.

Së fundmi, ajo u fotografua gjatë xhirimeve në New York. Gaga besohet se po luan Harley Quinn.

Regjisori kishte njoftuar më parë në dhjetor se xhirimet kishin filluar duke shpërndarë një foto të Phoenix në personazh.

Pamje nga filmit “Joker”

Joker i Warner Bros u fokusua në Fleck, një komedian aspirant që luftonte me probleme të shëndetit mendor dhe vazhdoi të fitonte 1 miliard dollarë.

Titulli i vazhdimit, Folie à Deux , i referohet një termi mjekësor për një çrregullim mendor që prek dy ose më shumë njerëz, shpesh që i përkasin së njëjtës familje.

/Shqip.com