Sport Shqiptar

Daja rinovon kontratën me Ballkanin

Ilir Daja

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka arritur ta bind Ilir Dajën për të nënshkruar një zgjatje të kontratës.

Daja do të jetë te skuadra e Suharekës për së paku edhe dy vjet të tjera.

“Timonieri që e drejtoi skuadrën tonë në sukseset historike i qëndron besnik FC Ballkanit deri në vitin2024”, ka njoftuar Ballkani përmes një postimi në rrjetet sociale.

55-vjeçari mori drejtimin e Ballkanit vetëm nëntë muaj më parë dhe arriti suksese të madha.

Fillimisht shpalli Ballkanin kampion të Kosovës për herë të parë në historinë e klubit.

Pastaj, shkroi përsëri histori duke e bërë skuadrën nga Suhareka ekipin e parë nga Kosova që kualifikohet në fazën e grupeve të një kompeticioni Evropian./Shqip.com