Sport Shqiptar

Daja: Kemi mungesa, do të jetë ndeshje e vështirë

Kampioni i Kosovës, Ballkani nesër takohet me skuadrën turke Sivasspor, në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Para ndeshjes trajneri i skuadrës nga Suharekës, Ilir Daja, ka thënë që do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Pavarësisht mungesës së pikëve deri më tani kemi pasur paraqitje të mira. Ne do të kemi disa mungesa, por ana tjetër e medaljes është që lojtarët që do të paraqiten në formacionin bazë do të kenë mundësin të tregojnë veten. Kemi disa lojtarë që na mungojnë. Forma e ekipit kundërshtar do ta bëjë ndeshjen më pakë të vështirë, por prapë do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë. Kërkojmë të përfaqësojmë sa më mirë futbollin kosovar, duke e marr parasysh që jemi për herë të parë”, tha ai.

Nga ana tjetër edhe trajneri i kundërshtarëve, Riza Çalimbay e ka vlerësuar lart Ballkanin.

Lexo edhe:
Trajneri i Sivassporit e vlerëson Ballkanin

Pas dy ndeshjeve të para në Grupin G, Ballkani renditet në pozitën e tretë me një pikë (ka barazuar me CFR Cluj të Rumanisë) dhe ka pësuar humbje nga Slavia Prague e Çekisë.

Një pikë e ka edhe skuadra rumune (CFR Cluj), ndërsa Slavia dhe Sivasspor i kanë nga katër pikë./Shqip.com

/Shqip.com