Rozë

Dafina Zeqiri tregon se çfarë plane familjare kanë me DJ Geek

Siç e dinë të gjithë, këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka kohë që është në një lidhje me DJ Geek.

E këta të dy shihen gjithmonë shumë të dashuruar dhe të afërt me njëri tjetrin.

Këngëtarja Dafina gjithmonë pyetet për të në intervista dhe ajo ka vetëm fjalë të mira për të dashurin.

Së fundmi është pyetur nga moderatorja Roza Lati nëse ka dëshirë për një vajzë apo një djalë, Dafina u shpreh se do të donte të kishte binjakë.

Dafina dhe DJ Geek

“Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur.”

“Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua s’ka lidhje nëse është çun apo gocë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vllau. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një mini Dafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”, është shprehur këngëtarja.

Kujtojmë se ditë më parë kanë qarkulluar lajme në media se çifti janë drejt martesës. /SHQIP.com