Lajme Ballkan

Daçiq: Serbia arriti të mbrojë interesat e saj kombëtare në Ohër

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tha sonte se në takimin në Ohër, Serbia arriti të mbrojë interesat e saj kombëtare me politikën e mençur të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe shtoi se Serbia duhet të zhvillojë dialog dhe të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, duke iu përmbajtur vijave të kuqe.

Ai tha se në takimin në Ohër është bërë gjithçka në përputhje me politikën shtetërore të Serbisë dhe sigurimin e rrugës së saj të mëtejshme evropiane.

“Kishte rrezik që Serbia të ishte ajo që do të akuzohej për kolapsin e dialogut, ju kujtoj se Albin Kurti këmbënguli për njohje reciproke, deklaroi se kurrë nuk do ta pranonte Asociacionin e Komunave me shumicw Serbe”, tha Daçiq.

Ai shtoi se në Ohër nuk është marrë asnjë detyrim ligjor që është kundër interesave të shtetit.

Daçiq shtoi se Vuçiq vazhdimisht ua ka përsëritur të gjithë ndërmjetësve në negociata se cilat janë vijat e kuqe të Serbisë dhe se është punë e madhe që do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, raporton Tanjug.

/Shqip.com