Lajme

Daçiq: Qëndrimi i Serbisë ndaj luftës në Ukrainë është i qartë dhe i pandryshuar

Kryeparlamenti i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se qëndrimi i shtetit të Serbisë për luftën në Ukrainë është i qartë dhe i pandryshueshëm raporton medium serb, Tanjug.

“Sado që këto parime të mos vlerësohen sot, ne mbahemi fort pas tyre, nuk kemi zgjidhje tjetër sepse edhe për çështjen tonë të hapur të rëndësisë më të madhe shtetërore dhe kombëtare, çështjen e Kosovës ne kemi një bazë dhe një drejtim në të drejtën ndërkombëtare dhe ne nuk do të heqim dorë prej saj”, ka thënë Daçiq.

Ai këto komente i ka bërë gjatë  konferencës “Vendi i Serbisë në Komunitetin Euro-Atlantik”, që është organizuar nga ana e Këshilli Euroatlantik të Serbisë.

Përndryshe, lufta në Ukrainë ka tejkaluar katër mujorin e saj, që prej se nisi më 24 shkurt të këtij viti./Shqip.com