Daçiq: Pa Rusinë nuk mund ta ruajmë Kosovën

Kreu i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se ata nuk do t’i vendosin sanksione Rusisë ngase është aleati i saj.
Daçiq deklaron se pa Rusinë nuk mund të mbrohet Kosova duke vendosur theksin tek fuqia vendimmarrëse e Rusisë në Këshillin e Sigurimit ku ky shtet ka të drejtë të përdorë veton për çështjet me rëndësi.
Thotë se Kosova nuk mund të pranohet në OKB ngase aty është Rusia.
“Ne duhet të shmangim të qenit irracional dhe emocional për situatën aktuale. Nëse jemi të gatshëm të heqim dorë nga Kosova, atëherë mund të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Por nëse nuk jemi gati, atëherë nuk mundemi. Si do ta mbrojmë Kosovën pa aleat? Nuk e vura re se “Kemi një aleat të ri. Sanksionet kundër Rusisë nuk do ta dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia”i mbijetoi “sanksioneve të Malit të Zi, do t’i mbijetonte edhe sanksioneve serbe”, deklaroi Daçiq.
Ai i është referuar edhe faktit që Prishtina nuk e ka lejuar Beogradin të organizojë zgjedhje në Kosovë.
“Nga BE-ja thonë se u vjen keq për lajmin nga Prishtina se zgjedhjet në Kosovë nuk mund të organizohen. Nëse Perëndimi nuk mund t’i bëjë asgjë Kurtit, atëherë si mundet Serbia? Do të ishte një precedent i madh të na vendosen sanksione për faktin pse ne nuk duam të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Nuk besoj se është në interesin e Perëndimit që ta humbasë Serbinë në rrugën evropiane”, theksoi politikani serb.
Kreu i SPS-së po ashtu tha se zgjedhjet në Kosovë mund të organizoheshin, por kjo do t’i jepte shkas policisë së Prishtinës për ta kryer aksionin, ndërsa Beogradi do të akuzohej. /Shqip.com