Rozë Ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo thyen edhe këtë rekord

Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord, pasi është bërë personi i parë që ka arritur 500 milionë ndjekës në Instagram.

Ylli i larguar i Mançester United bëri bujë javën e kaluar me intervistën e tij dypjesëshe me Piers Morgan  në TalkTV. 

Rivali i tij prej kohësh, Messi, mbetet personi i dytë më i ndjekur në botë me 376 milion. 

Dy futbollistët ikonë janë sportistët e vetëm në top 10-shen e njerëzve më të ndjekur në Instagram.

Kylie Jenner është në vendin e tretë e ndjekur nga Selena Gomez dhe Dwayne ‘The Rock’ Johnson.

Neymar dhe Lebron James janë dy nga sportistët më të mirë përveç Ronaldos dhe Messit, edhe pse asnjëri nuk është në top 10. 

Ndjekja e Ronaldos në Instagram tregon se sa i dashur është ai, pavarësisht kritikave të fundit këtë sezon.

Ish-ylli i Real Madridit, megjithatë, nuk do të shqetësohet për ndjekësit e tij dhe është plotësisht i fokusuar  në Kupën e Botës 2022 në Katar për momentin dhe ai pritet të përfshihet për Portugalinë kundër Ganës në hapjen e Kupës së Botës.

/Shqip.com