Sport Ndërkombëtar

Cristiano Ronaldo i “ashpër” edhe me ish-trajnerin e United: Sollën dikë që nuk është trajner

Cristiano Ronaldo nuk ka kursyer kritikat e tij për klubin e Manchester United.

U kthye në ‘Old Trafford’ si një ikonë e klubit, por Cristiano Ronaldo po ndahet me United në formën më të keqe të mundshme.

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për Piers Morgan ku ka lëshuar një mori kritikash për skuadrën. Ai madje foli edhe për emërimin e Ralf Rangnick në krye të stolit.

“Ata sollën një drejtor sportiv, Ralf Rangnick, që është një gjë që s’e kupton askush. Ai as nuk është trajner”, ka thënë Ronaldo.

“Një klub i madh si United që sjell një drejtor sportiv nuk më surprizon vetëm mua, por gjithë botën”, shtoi portugezi.

Ronaldo ka folur për shumë probleme të tjera, por lajmin kryesor nga kjo intervistë e dha duke thënë se ndihet i tradhtuar nga klubi dhe se nuk ka respekt për Ten Hag.

/Shqip.com