COVID-19 në Shqipëri: Një i vdekur dhe 534 raste të reja
Publikuar:
(22.08.2021 19:27:18)

Një person ka vdekur dhe 534 infeksione me COVID-19 janë regjistruar brenda njëzetekatër orëve në Shqipëri.
Gjatë ditës janë kryer 4 mijë e 262 testime.
Po ashtu janë shëruar 82 pacientë, raporton Minsitria e Shëndetësisë.
Rastet aktive me COVID-19 në Shqipëri janë 5 mijë e 573.
Që nga shpërthimi i pandemisë me COVID-19 në Shqipëri janë regjistruar 139.324 infeksione nga 996.494 testime të kryera.
Prej tyre 131.273 janë shëruar, 5.573 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 2.478 persona. /Shqip.com