COVID-19: 80 pacientë po trajtohen në SHSKUK
Në klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 80 pacientë.
Kjo është bërë e ditur nga raporti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë, ku 28 janë të konfirmuar me COVID-19, 37 me oksigjeno-terapi dhe një pacient është në gjendje të rëndë.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 28 pacientë+ 3 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe 1 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë
4 të konfirmuar pozitivë
2 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë. /Shqip.com