Sport Shqiptar

Cluj mposht Slavia Prahan, Ballkani merr kryesimin e Grupit G

Cluj ka arritur të befasoj Slavia Prahan, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 45-t.

Heroi i Cluj ishte 30-vjeçari Rangelo Janga, i cili ia dha skuadrës së tij një fitore shumë të rëndësishme.

Kjo fitore e ndihmon shumë edhe Ballkanin.

Pas këtij rezultati befasues Kampioni i Kosovës ka marr vendin e parë në Grupin G të Conference Leagues.

Tani Ballkani është në vendin e parë, i ndjekur nga Sivasspor, Slavia Praha është e treta, derisa Cluj renditet e fundit.

Po ashtu të katërta skuadrat kanë një golaverazh të njëjtë, prej zero golave.

Megjjithatë Ballkani ka vendin e parë pasi ka më së shumti gola të shënuar, shtatë në tri ndeshje.

Ballkani sot mposhti Sivassorin me rezultat të ngushtë 4:3./Shqip.com

/Shqip.com