Sport Ndërkombëtar

Çka po ndodh me West Hamin?

David Moyes

Kanë kaluar tri xhiro në Premierligë, por West Ham United nuk e ka shijuar as fitoren, e as shijen e golit.

Skuadra e udhëhequr nga David Moyes është mposhtur në shtëpi – nga Brightoni me rezultat 0-2.

Mysafirët e shënuan golin e parë në këtë takim në minutën e 22-të me anë të MAcAllister, teksa për për të dytin u përkujdes Tossard – në minutën e 66-të.

Për skuadrën londineze ky është një start katastrofal i kampionatit – pasi pritshmëritë ishin të mëdha.

Sezonin e kaluar – West Hami e mbylli në pozitën e shtatë, teksa ishte në gjysmëfinale të Europaligës.

Takimin e rradhës në kampionat, “çekanët” do e zhvillojnë në udhëtim te Aston Villa, në dielën e 28 gushtit, me fillim nga ora 14:00./Shqip.com