Rozë

Çka nënkupton tatuazhi i ri i Mozzik?

Reperi nga Kosova, Mozzik njihet për tatuazhet e tij.

Ai ka një mori të tatuazheve në tërë trupin e tij, ku secili ka një kuptim të veçantë.

E tani, Mozzik shtoi dhe një tatuazh të ri në trupin e tij.

Ai postoi një foto në InstaStory të tatuazhit të tij, ku shihet se ka shënuar fjalën “Luftëtar” në gjuhën arabe në dorën e tij.

Shumë prej fansave po hamendësojnë se ky tatuazh nënkupton kohët e vështira të Mozzikut dhe problemet me depresionin që kishte ai në të kaluarën, por të cilat i kaloi dhe konsideron veten luftëtar.

Mirëpo, reperi nuk shënoi gjë për kuptimin e këtij tatuazhi. /SHQIP.com

/Shqip.com