Lajme

“Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?! – LVV me videon e re që më pas e fshiu

Lëvizja Vetëvendosje

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video të re nën sloganin e zakonshëm “Çka ka, çka s’ka” e cila prioritet i kishte rrugët në Kosovë.

Por, pas publikimit të kësaj video, ajo u fshi menjëherë. Ndërsa, në këtë video LVV tregoi për rrugët që po pritet të përfundohen Prishtinë – Podujevë;Prishtinë – Mitrovicë;Prishtinë – Gjilan;Prishtinë – Pejë;Kievë – Zahaq.

Në mbishkrim thuhej se me punë të mbrapshta dhe me zhvatje janë bllokuar rrugët kryesore për vite.

Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte. Vetëm në aksin Kievë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të shpronësimit. Por e parandaluam. Me qeverinë aktuale ky shpronësim nuk do të kushtojë më shumë se 90 milionë euro”.

Veq tjerash flitet se në Ministrinë e Infrastrukturës janë gjetur 182 milionë euro borxhe e shpronësime.

“Ministria e Infrastrukturës është gjetur me 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë euro. Ideja qartazi ka qenë aplikimi i kamatës prej 7% në vonesa, që të zhvatet për vjet e më shumë buxheti i shtetit”.

“Këtë nuk e arritën sepse i ndalëm dhe e kthyem situatën në 0 për t’ia filluar së mbari. Pa keqpërdorime dhe devijime. Pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë. Qeveria Kurti ka shtruar rrugë në pjesën veriore të vendit duke lidhur fshatrat me qytetin e Mitrovicës. Do të vazhdojë me këto projekte rrugore që kanë rëndësi qendrore për infrastrukturën publike”.

Tutje thuhet se pushtetin e tanishëm këto veprime e kanë vonuar por nuk e kanë ndalur.

/Shqip.com