City nuk po thyen dot Atleticon, Liverpooli po argëtohet në Portugali

Ka përfunduar pjesa e parë – në të dyja ndeshjet që po zhvillohen – në kuadër të çerkfinalës së Ligës të Kampionëve.
Manchester City është duke barazuar pa gola – ndaj Atletico Madrid, kurse Liverpooli është duke triumfuar 0-2, në udhëtim te Benfica.
City – e pati posedimin e topit dhe rastet, por gol nuk arritën dot të shënojnë.
Kampionët e Anglisë nuk mundën ta thyejnë murin mrotjës të spanjollëve – të cilët duket që kanë udhëtuar për barazim.
“Los Colchoneros” po luajnë më pesë mbrojtës – duke e “blinduar” portën e Jan Oblak.
Në takim tjetër, Liverpooli është duke dominuar në çdo aspekt.
Golin e parë e realizoi Ibrahima Konate, pas 17-të minutave lojë.

Për qendërmbrojtësin – ky është goli i parë me fanelën e skuadrës angleze.
Teksa, për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Sadio Mane – në minutën e 34-të.
Me këtë rezultat, “The Reds” kanë një përparsi të madhe për kualifikim tutje – duke marrë parasysh që janë duke luajtur në cilësinë e mysafirëve.
Mbetet të shihet se çka do sjellë 45 minutëshi i dytë. /Shqip.com