Sport Ndërkombëtar

City mund të jetë superior ndaj Unitedit në fushë, por jo edhe për De Jong

Frenkie de Jong është pranë largimit nga “Camp Nou”.

Dilema e tij përfshinte dy klube që udhëheqnin ‘garën’ për të.

Megjithatë, Manchester United ka mundësinë në duar pasi City nuk do të insistojë më në të, raporton “The Telegraph”.

Frenikie de Jong, Barcelona

Rivaliteti tani do të mbetet vetëm në fushë, me Erik ten Hag-un më të prirur se kushdo tjetër ta sjellë atë në rradhët e veta.

Trajneri holandez i cili do të ‘zbarkojë’ në “Old Trafford” në fund të sezonit, kishte punuar me 25 vjeçarin tek Ajax-i, para se të transferohej te Barcelona për 80 milionë euro.

Erik ten Hag dhe Frenkie de Jong në Ajax

Shumë kjo, që vështirë se do të pranohet nga bordi i blaugranave nëse do të jetë më e ulët.

Përndryshe, Xavi Hernandez është simpatizant i mesfushorit dhe do ta mbante atë te Barça edhe për shumë vite.

De Jong ka tre gola dhe tre asiste në 30 paraqitje në La Liga këtë sezon.

Kurse, vlera e tij në treg kap shifrën e 70 milionë eurove, sipas “transfermarkt”. /Shqip.com