Lajme

Çitaku thotë se ngushëllimi i VV-së është rikthimi te propagandat me video

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Qeveria po e mbulon keqqeverisjen me video propagandistike.

Ajo ka thënë se kostoja e vetëm e tyre është arsyetimi.

“Problemet para fytyrës i shmangin. Përgjegjësive u ikin. Dezertojnë nga menaxhimi. Konstantja e vetme e tyre: arsyetimi. Asnjë investim kapital. Zero rritje pagash. Të gjitha punët në ngarendje. Ngushëllimi i tyre: rikthimi me propagandat me video.

Qeveria Kurti 2 me dy rreshta”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku janë të përfshire liderët kryesore të partive politike.

Në atë video thuhet se ata kanë qenë shkatërruesit që 20 vite të shtetit./SHQIP.com