Lajme

Çitaku për sulmet ndaj Jasharajt: Kanë për qëllim frikësimin e atyre që mendojnë ndryshe nga Kurti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se është trishtuese fakti që ndaj kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharajt po ka sulme fyese dhe dehumanizuese.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se kjo gjuhë nuk është vetëm kundër Jasharajt por edhe ndaj mësimdhënësve të tjerë.

“Rrahman Jasharin e kam takuar vetëm një herë, tash së fundi kur erdhi për takim, në kuadër të vizitave që sindikatat po realizionin me partitë politike. Shumë trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese, fyese, poshtëruese, të drejtuara kundër tij e qe besa kundër të gjithë arsimtarëve tanë”, shkroi Çitaku.

Sipas Çitakut, këto sulme kanë për qëllim frikësimin e atyre që mendojnë ndryshe nga Qeveria dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Fushatat e organizuara dhe sulmet sistematike e të sinkronizuara kanë për qëllim frikësimin dhe shuarjen e çdo zëri që mendon ndryshe nga Qeveria dhe Kryeministri”.

Tutje, Çitaku tha se kjo mëndesi nuk kalon.

Krasniqi: Me apo pa grevë kërkesat e mësimdhënësve duhet të plotësohen – SHQIP.com

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kërkesat e mësimdhënësve me ose pa grevë duhet të adresohen edhe plotësohen sa më shpejt.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se përtej propagandës, mësimdhënësit mbesin njëra ndër kategoritë  me të respektuar të shoqërisë.

“E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, shkroi Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se ndjehet i lumtur që fëmijët do të kthehen në shkollë por është i shqetësuar për modelin e Qeverisë që sipas tij tashmë po instalohet.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës. Mirëpo, jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”.

Nesër fillon procesi mësimor, ministria ka një kërkesë – SHQIP.com

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se nesër, (e hënë, 3 tetor 2022), fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Kjo pasi SBASHKU-u tashmë ka pezulluar grevën deri në janar të vitit 2023.