Çitaku për situatën në Ukrainë: E kam parë luftën, të ndryshon përgjithmonë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas hyrjes së ushtrisë ruse në territorin e Ukrainës.
Çitaku përmes një postimi në Twitter, ka deklarauar se me zemër është me Ukrainën.
“E kam parë luftën. Kam jetuar përgjatë luftës. Nuk ja uroj askujt. Të ndryshon përgjithmonë. Sonte jam me zemër me Ukrainën”, ka shkruar nënkryetarja e PKD-së.
I have seen war. I have lived through war. I do not wish it to anyone. It changes you forever. My heart goes to #Ukraine tonight.
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) February 21, 2022
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës – Donetskun dhe Luhanskun – si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar ushtrinë që të futet në territorin e tyre – praktikisht në territorin e Ukrainës – në atë që Moska zyrtare e ka quajtur “mision paqeruajtës”./Shqip.com