Lajme

Çitaku: Ma mirë vonë se kurrë, kthjellu kryeministër

Albin Kurti dhe Vlora Çitaku.

Pas lajmit se nesër pritet të ketë takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe këshillit grevistë, ka ardhur reagimi edhe nga nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Çitaku është shprehur se takimi i nesërme edhe pse i vonuar është i mirëseardhur.

“Dramë e panevojshme. Po, ma mirë vonë se kurrë. Takimi i paraparë mes Kryeministrit dhe Kryesindikalistit Jasharaj është i mirëseardhur. Në demokraci duhet bërë kompromis edhe nëse ke të drejtë 100%” është shprehur Çitaku.

Lexo edhe:
Kurti pret nesër në takim Rrahman Jasharaj

Më tutje ajo ka kërkuar nga Kurti që të kthjellët.

“Ma mirë vonë se kurrë. Kthjellu, Kryeministër” ka thënë Çitaku.

Lexo edhe:
Kurti pret në takim Pieter Feith, rikujtojnë përfundimin e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës

Sot Kryeministri e takoi dhe e nderoi z. Faith, të cilin para pak vitesh e kishte quajtur kolonizator, ka shtuar më tutje nënkryetarja e PDK-së./Shqip.com