Lajme

Çitaku: Kurti paska vendosur që t’i thumboj mësimdhënësit në vend që të ofroj zgjidhje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur që sot t’i thumbojë mësimdhënësit në vend se të ulët dhe të krijoj një zgjidhje pë rata.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku reagoi lidhur me deklaratat e Kurtit i cili tha se sindikatat janë të afërta me PAN-in.

“Dobët Kryeministër, dobët. Në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë. Njëherë, njerëzit e VV e quajtën kryesindikalistin njeri të Serbisë, e sot, Kryeministri i paska quajtur sindikatat “ sindikata të PAN-it.”, shkroi Çitaku.

Sipas Çitakut, Kurti e ka problem të pranojë se jo të gjithë ja kanë friken dhe ka njerëz që vendime marrin vetë.

“Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën”.

Çitaku ju është drejtuar Kurtit se është duke u sjellur si kryeministër i Vetëvendosjes dhe jo i Kosovës si dhe për t’u hapur dyert e shkollave ‘çelësat në dorë i ka vetë ai.

Kurti: Sindikalistëve të PAN-it iu është ndalur sahati me 5 qershor 2017 – SHQIP.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë ka folur për grevën në procesin mësimorë.

Deri sa ka votuar në zgjedhjet e brendshme të partisë së tij, Kurti ka folur edhe për grevën.

Ai është shprehur se Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it i është ndalur sahati me 5 qershor 2017. Është keq se sa shumë po humbmi”, theksoi ai.

Kurti është shprehur i bindur se nxënësit dhe prindërit duan që të fillojë mësimi.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator. Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.

Ndryshe sot bëhen 1 muaj që kur SBASHK-u ka shpallur grevë në procesin mësimorë, por përkundër kësaj disa shkolla në Kosovë tashmë kanë filluar të mbajnë mësim./Shqip.com