Lajme

Çitaku: Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje ndërsa, Rakiqi është në Qeverinë e tij

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje dhe ndërsa Goran Rakiqi është në Qeverinë e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se është një paradoks Kosovar kur pyetët opozita se a do të bashkëpunojnë me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë.

“Paradoks tipik kosovar – po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listën Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakiqi si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti. Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakiqi është aty, në qeverinë e tij”, shkroi Çitaku.

Ajo ka thënë se një bashkëpunim i tillë nuk është në plan dhe thotë se çështja kryesore është se pse Rakiçi është ende në Qeveri.

“Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakiqi është ende në qeveri”.

Kryeministri Albin Kurti dhe Lista Serbe
Lexo edhe:
Lista Serbe thotë se dëshiron ta rrëzojë Kurtin: Punon kundër interesave të popullit serb

Lista Serbe përmes një komunikate për media, thonë se dëshirojnë ta rrëzojnë nga pushteti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo parti tha se qeveria e udhëhequr nga Kurti po punon kundër interesave të popullit serb.

Reagimet e Listës Serbe vijnë një ditë pas deklaratave të bëra nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës deklaroi më 2 gusht se Lista Serbe është e “devalvuar politikisht” dhe tha se në ekzekutiv nuk ka as vullnet për të bashkëpunuar me këtë parti, pasi tha se ajo bashkëpunon me grupe kriminale.

Sveçla, po ashtu tha se nënkryetari i kësaj partie, Milan Radoiçiq, nuk gjendet në veri të Kosovës.

Ai tha se Radojiçiqi në fillim të korrikut ka incizuar një video në veri të Kosovës dhe më pas ka dalë nga territori i shtetit.

Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka koalicion qeverisës me Listën Serbe. Madje, nuk e ka votuar qeverinë e Kurtit, në seancën e mbajtur më 22 mars të vitit 2021

Sipas Kushtetutës, kjo parti për shkak se i përket komunitetit joshumicë merr pjesë në ekzekutiv, duke udhëhequr me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim./Shqip.com