Lajme

Çitaku: Kurti duhet të sqarojë dy elemente para se ta pranojë propozimin evropian

Albin Kurti dhe Vlora Çitaku.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lexo edhe:
Kurti: Ne e pranojmë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur edhe reagimi nga ana e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

“Ne e kemi pranuar propozimin paska thënë Kryeministri. Ne, ndoshta po mendon për veten dhe për Bislimin. Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament. Ndërkohë, Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të sqarojë: 1) A e përmban marrëveshja njohjen reciproke.2) A do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e asociacionit”, ka thënë Çitaku.

Për 6 kushtet e trumpetuara në Kuvend më mirë nuk po flas, ka shtuar më tutje ajo.

/Shqip.com