Lajme

Çitaku i reagon Macronit, pasi që ai e quajti lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se më e dëmshme se deklarata e Macronit për vizat është “konstatimi i Macronit për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë”.

Ajo ka thënë se reagimi i ministres Gërvalla është “skandaloz”.

“Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza. Ndërkohë reagimi i Ministres së Jashtme skandaloz. Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.

/Shqip.com