Çitaku i bën thirrje Kurtit që t’i ftoj veteranët në takim
Publikuar:
(16.06.2022 13:20:41)
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që t’i thërras veteranët në takim, pas protestës së sotme.
Çitaku, këtë e tha përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Ajo, gjithashtu i tha Kurtit që sipas saj, të mos i përbuz veteranët duke mos i ftuar.
“Pranoje amandamentimin e ligjit. Mos krijo tensione”, ka shkruar Çitaku.
Veteranët janë duke protestuar në oborrin e kuvendit për mospërfshirjen e tyre në Ligjin për Paga.
Ata janë shprehur të vendosur se deri sa të përmbushën kërkesat e tyre do të qëndrojnë edhe në tenda para Kuvendit./Shqip.com