Lajme

Cilat ligje u miratuan në Kuvend dhe po “bllokohen” nga Kushtetuesja?

Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese

Ligji për pagën minimale, Ligji për çmimin tavan dhe Ligji për faljen e tatimit në pronë, kanë mbetur të pazbatuara, ndonëse janë miratuar në Kuvend muaj më parë.

E gjitha për shkakun se këto ligje janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga partitë opozitare, ndërsa kjo gjykatë ende nuk kanë marrë ndonjë vendim rreth ligjshmërisë së tyre.

Nuk ka vendim për Ligjin për Pagën Minimale, çmimin tavan dhe faljen e tatimit në pronë.

Që nga 21 korriku, kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dorëzuar Ligjin për pagën minimale në Gjykatën Kushtetuese, ende nuk është shpallur kurrfarë aktgjykimi për të.

E nga ky ligj, varet fati i më shumë se 100 mijë punëtorëve të cilët marrin pagë minimale.

Por, dërgimin e këtij ligji në Kushtetuese, kreu i sindikalistëve të sektorit privat Jusuf Azemi e sheh të jetë bërë më shumë për poenë politik nga ana e partisë opozitare.

Azemi, megjithatë pret që ky ligj të rrezohet nga Kushtetuesja.

Por ky ligj nuk është i vetmi që është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Fat të njëjtë kanë edhe Ligji për çmimin tavan dhe ai për faljen e tatimit në pronë.

Sipas juristit, Anton Nrecaj zvarritjen në Kushtetuese ndodhin për shkak të procedurave në trajtimin e këtyre ligjeve, raporton teve1.

Madje, sipas tij, asnjëra nga këto ligje nuk e bllokon punën e Qeverisë së Kosovës.

Në nëntorin e 2022-s, LDK-ja e kishte dërguar në Kushtetuese Ligjin për çmimet tavan, me arsyetimin se është kundër-kushtetues.

Ndërsa, Gjykata Kushtetuese e kishte pezulluar nenin që parasheh faljen e 100 eurove të Ligjit për faljen e tatimit në pronë. Zbatimi i tij është shtyrë deri më 30 nëntor 2023.

E për to, të dielën ka reaguar edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, duke ka thënë se tri ligjet e dërguara në Kushtetuese nga opozita po mbahen të bllokuara.

/Shqip.com