Art Jetese

Cilat janë shenjat që do të kenë fat këtë vikend

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Do ndiheni shumë më mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite pasi tashmë i keni zgjidhur problemet e se shkuarës. Do arrini të zbuloni edhe disa anë të tjera të karakterit të njëri-tjetrit që do ju pëlqejnë pa fund. Beqarët do fillojnë aventura, të cilat mund të shndërrohen më vonë edhe në dashuri serioze. Sektori i Financave do vazhdojë ende të mbetet delikat.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Dite e vështirë do jetë kjo shtunë për ata qe janë në një lidhje. Do ju dalin here pas here probleme te cilat nuk do dini si t’i zgjidhni. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe më në fund do ndihen tërësisht te plotësuar. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse situata mund të dobësohet tej mase. Mendoni edhe për të ardhmen e afërt.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Venusi nuk do ndikojë shumë pozitivisht të shtunën ne jetën tuaj në çift dhe problemet me partnerin kanë për të qenë te njëpasnjëshme. Nuk do doni ta ulni hundën edhe sikur ta kuptoni qe e keni gabim dhe ky do jetë një problem i madh. Beqarët nuk do i fshehin ndjenjat e tyre dhe shumë shpejt mund të ndryshojnë status. Ne planin financiar problemet do zgjidhen si me magji.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Do merrni bekimin e yjeve të shtunën ju të dashuruarit dhe do i shihni gjerat me një sy krejtësisht tjetër. Herë pas here pasioni do ndizet si kurrë me pare. Beqarët do njihen me disa persona tërheqës ne pamje dhe me shumë botë. Nuk duhet kurrsesi t’i lini mundësitë t’iu ikin nga duart. Në planin Financiar do jeni gjithë kohës me shumë fat, por nga ana tjetër nuk do bëni aspak ekonomi.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Ne jetën tuaj ne çift ka për te ndodhur një revolucion i vërtetë gjatë kësaj dite. Do i vendosni pikat mbi dhe mund te merrni edhe vendime te dhimbshme. Ne fakt është me mire kështu sesa te vuani çdo dite nga pak. Beqarët pa u lodhur shume do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do dini si t’i menaxhoni në çdo moment dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

E shtunja do flisni për gjëra serioze me partnerin tuaj. Do diskutoni për të ardhurat, për pushimet e ardhshme dhe do i vini kapak se shkuarës. Beqarët do fiIlojnë një lidhje te qëndrueshme dhe shumë gjera kanë për të qenë më ndryshe se asnjëherë më parë, në planin Financiar sido që të jetë gjendja, nuk duhet kurrsesi te nxitoheni e te shpenzoni. Duhet menduar edhe për të ardhmen.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Jupiteri do ua mbrojë në çdo moment jetën ne çift shtunën. Nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël kështu qe merrini gjerat shtruar. Beqarët do kenë probleme në pune dhe duke u marrë me ato do e harrojnë tërësisht jetën sentimentale. Ne planin Financiar çdo gjë ka për te ecur mirë nëse tregoheni te arsyeshëm dhe nëse shmangni shpenzimet e konsiderueshme.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Do ndiheni më të vërtetë mirë të shtunën juve që jeni në një lidhje dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Në çdo moment do përjetoni emocione te forta. Beqarët do afrohen mjaft me disa miq te vjetër dhe mund ta bëjnë atë të kuptojë se nuk kanë vetëm ndjenja miqësie. Me shpenzimet tregohuni sa më vigjilente dhe gjendja ka për te qenë e shkëlqyer.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Marrëdhënia me partnerin nuk do ketë asnjë lloj problemi shtunën. Beni atë qe do ju duket më e logjikshme pa menduar çfarë mund te ndodhë në të ardhmen. Beqarët nuk do jenë gati të ndryshojnë status dhe do mbetën ashtu si janë. Në planin Financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri kështu qe mund t’i kryeni pa frikë shpenzimet më të domosdoshme.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Nëse jeni në një lidhje do bëni mire t’i merrni gjerat sa më shtruar të shtunën. Nuk është koha për të vendosur gjëra te rëndësishme. Ata qe janë vetëm do afrohen mjaft me disa persona, por gjithsesi nuk do arrijnë te bëjnë ndryshime ne status. Gjithçka shkon me mirë kur shkallët ngjiten një nga një. Ne planin Financiar do jeni me fat. Do keni para me shume për te shpenzuar.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Do ja shprehni pa fund ndjenjat partnerit tuaj të shtunën dhe marrëdhënia me te ka për te qenë më e mirë se disa ditë me pare. Do i kuptoni edhe disa gabime dhe do gjeni mënyra te këndshme për te kërkuar falje. Beqarët do preferojnë t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe nuk do nxitohen për asgjë. Ne planin Financiar kujdes me çdo hap qe do hidhni sepse mund t’iu kushtojë shtrenjtë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Asgjë nuk do shkojë keq të shtunën për juve qe jeni në një lidhje, përkundrazi. Partneri do tregohen i kujdesshëm për gjithçka dhe nuk do ju leëë asnjë moment te mërziteni. Beqarët do gjejnë mënyrën e duhur për ta joshur si duhet personin qe pëlqejnë. Ne planin Financiar nuk do keni vështirësi nëse arrini t’i logjikoni gjërat dhe nuk shpenzoni me sy mbyllur.