Cila është situata e Lewandowskit?
Publikuar:
(26.06.2022 21:00:24)
Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munchen.
Por, drejtuesit e klubit nuk po heqin dorën nga ai, asesi.
Pas sulmuesit polak është hedhur Barcelona, që po shihet si e ardhmja e Lewas.
Teksa, Sky Sport raporton se “Bayerni dëshiron të paktën 52 milionë paund nga shitja e tij”.
Numri 9 – po shihet si zgjidhja e problemeve të sulmit nga Xavi Hernandez, ama bavarezët nuk po heqin dorën nga ai.
Ani pse kishte deklaruar publikisht – që nuk dëshiron të vazhdojë me kampionët e Gjermanisë, situata e tij mbetet e njëjtë.
Lewandoski e mbylli sezonin në Bundesliga me 35 gola të shënuara – në 34 ndeshje sa zhvilloi.
Teksa, vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarkt” është 50 milionë euro. /Shqip.com