Çifti i njohur shqiptar po planifikon dasmë?
Publikuar:
(25.01.2023 08:33:56)

Klea Huta dhe Elgit Doda, janë ndër çifti më i komentuar në mediat rozë.
Ndërkaq, interesimi i ndjekësve të tyre për jetën private të çiftit nuk është i vogël.
Së fundmi, Klea i ka kushtuar kohë ndjekësve të saj, duke u dhënë mundësinë ta pyesin në Instagram.
Njëri prej tyre e ka pyetur nëse ka ndonjë të vërtetë se ata po planifikojmë një dasmë?

Klea nuk ka hezituar të përgjigjet duke shtuar se e kanë diçka të tillë në plan, por që për momentin nuk po planifikon asgjë.

Elgiti dhe Klea janë prindër të një djali, të quajtur Krid.
Kujtojmë që ditëlindjen e vogëlushit të tyre, Elgit Doda zgjodhi t’i propozonte partneres së tij. Dhe ky lajm bëri xhiron e rrjetit.
/Shqip.com