Lajme

Chollet shprehë mbështetje për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën

Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Chollet tha se është shprehur mbështetja e tyre për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Konfirmuam miqësinë e kahershme mes SHBA-së dhe Serbisë dhe shprehëm mbështetjen tonë për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për promovimin e paqes dhe sigurisë më të madhe në rajon”, shkroi Chollet.

Kujtojmë se asnjëherë më pare, ndërkombëtarët janë të angazhuar për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

Krahas kësaj, është rritur edhe kërkesa për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

/Shqip.com