Sport Ndërkombëtar

Chelsea po pret në dyert e “Old Trafford” për Ronaldon

Cristiano Ronaldo

Lajmi i hidhur për ‘djajtë’ nuk nuk është i tilllë edhe për ‘blutë’.

Pas thashethemeve se portugezi dëshiron largimin nga Manchester United, të interesuarit për të po presin shansin.

Sipas ‘The Athletic’, Chelsea është tejet e interesuar për të marrë shërbimet e Cristiano Ronaldos.

Edhe pse drejtuesit e United nuk dëshirojnë që lojtari të arrijë marrëveshje me klubet rivale, vendimi nuk do të mbetet në duart e tyre.

Cristiano Ronaldo kundër Chelsea

Cristiano është tanimë 37-vjeç dhe mos prezenca e tij në Ligën e Kampionëve do të ishte shokuese edhe për botën e futbollit.

Pavarësisht se erdhi t’u ndihmojë në objektivat e tyre në verën e kaluar, ai nuk arriti që të bënte më shumë se sa të mbeste golashënuesi i tretë më i mirë në Premierligë.

Sidoqoftë, edhe ardhja e Erik ten Hag nuk duket se e ka bindur sulmuesin të mbetet aty ku edhe bëri hapat e parë të karrierës si një nga më të mirët.

Cristiano Ronaldo kundër Chelsea

Nga ana tjetër, Chlesea e di mirë se kontrata e lojtarit i skadon qershorin e vitit 2023 dhe do të përpiqet që ta përdorë këtë si mjet të fuqishëm negociues, krahas edhe moshës së tij.

Përndryshe, Ronaldo pati 18 gola dhe tre asistime në 30 paraqitje në elitën e futbollit anglez edicionin e kaluar.

Kurse vlera e tij në treg aktualisht shënon 30 milionë euro, sipas rrjetit të tregut dhe transferimeve, ‘transfermarkt’. /Shqip.com