Chelsea në epërsi, Haaland i pandalshëm edhe në Champions League
Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Champions League.
Në kryendeshjen e natës, Chelsea është duke udhëhequr përballë Milanit me rezultat minimal 1:0.
Një ngatërresë në zonën e rreptësisë, pa që “The Blues” marrin epërsinë në “Stamford Bridge”.
Pas korsimit nga këndi një rrëmujë u krijua përpara portës së Milanit, që e lejoi Wesley Fofanan të shënoj në minutën e 24.
Chelsea menduan se kishin dyfishuar epërsinë pasi Mason Mount e qoi topin në rrjetë, por kjo gol u anulua për pozitë jashtë loje.
Megjithatë lajmi i keq për Grahm Potter erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë, pasi golashënuesi Fofana u largua nga loja.
Pas 45 minutave të parë Paris Saint-Germain po barazon 1:1 me Benfican.
Pas një fillimi të mirë nga Benfica, një kombinim magjik i treshes së sulmit të PSG-s bëri që francezët të marrin epërsinë.
Mbappe pasoi te Neymar, i cili ia dha topin Lionel Messit që shënoi një super gol nga largësia.
Por skuadra portugeze nuk u dorëzua dhe barazoi me një autogol të Danilos.
Pas, Hat-trickut në derbin e Manchesterit, Erling Haaland ka vazhduar të shënoj edhe në Champions League.
Dy gola në pjesën e parë e ndihumuan Cityn të jetë në epërsi 3:0.
Haaland shënoi në minutat shtatë e 23, derisa gola e tretë ishte një autogol nga Khocholava.
Rezultatet e ndeshjeve të tjera:
Juventus 1:0 Maccabi Haifa
Real Madrit 2:1 Shakhtar Donetsk
Sevilla 0:3 Dortmund
/Shqip.com