Chelsea ndërron strategjinë për ta shitur Brojën

Pak ditë më parë u tha se Chelsea vlerësonte Armando Brojën gati 50 milionë stërlina (58.3 milionë euro), por sot gjërat kanë ndryshuar.
Fakti është se çmimi fillestar ka “trembur” pretendentet dhe për këtë motiv ekipi blu ka ulur pretendimet.
Mediet në ishull kanë raportuar se drejtuesit e klubit kanë ndryshuar qëndrim dhe janë të gatshëm që të bëjnë gjithçka për të shitur shqiptarin.
Largimi i 22-vjeçarit do të ishte fitim i pastër për financat e klubit pasi ka statusin e “talentit të rritur në shtëpi”.
Mësohet se Çelsi ka ulur pretendimet sa i përket vlerës së kartonit deri në 35 milionë stërlina (40.8 milionë euro) vetëm më një kusht.
Nëse lojtari do të largohej që në janar me formulën e huazimit atëherë skuadra e ardhshme duhet të pranojë që ta blejë Brojën në merkaton e verës.
Për momentin Uolves dhe Fulham kanë shfaqur interes të fortë për Brojën.
/Shqip.com