Sport Ndërkombëtar

Chelsea i kthehet fitores

Momente nga takimi

Tifozët e pranishëm në “Stamford Bridge” e shijuan sot një ndeshje të bukur – futbolli.

Skuadra e tyre e zemrës triumfoi.

Chelsea ka fituar ndaj West Ham United me rezultat të ngushtë 2-1 – në kuadër të xhiros së gjashtë në Premierligë.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi – në minutën e 63-të – më anë të Michail Antonio.

Por, ky gëzim nuk zgjati shumë. Pas 13-të minutave vendasit e barazuan rezultatin me Ben Chiwell.

Goli i barazimit e motivoi skuadrën e udhëhequr nga Thomas Tuchel edhe më shumë.

Pas shumë përpjekjeve – Kai Havertz shënoi për 2-1 kur po zhvillohej minuta e 88-të.

Pas kësaj fitore, Chelsea ngritet në pozitën e pestë – me dhjetë pikë të grumbulluara.

Ndërsa, West Hami pozicionohet në vendin e 17-të – pasi ka arkëtuar vetëm katër pikë./Shqip.com