Sport Ndërkombëtar

Champions League rikthehet – vendoset fati i Barcelonës e Milanit

Me katër xhiro të zhvilluara – pesë skuadra tashmë kanë siguruar kualifikim në raundin tjetër.

Napoli, Club Brugge, Bayern, Real Madrid e Manchester City tashmë janë kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Napoli e Bayern janë skuadrat e vetme që kanë fituar pikë maksimale deri më tani.

Por, me dy xhiro të mbetura FC Barcelona, Interi, Juventusi, MIlani e Atletico Madrid ende nuk e kanë mësuar fatin e tyre.

Në grupin A, Napoli tashmë është kualifikuar, kurse Liverpoolit do t’i mjaftonte një pikë.

Në ndeshjen e radhës Liverpool përballet me Ajax, kurse Napoli pret Rangers.

Këto dy ndeshje zhvillohen me fillim nga ora 21:00, të mërkurën.

Nga grupi B, befasia e kësaj kampanje Club Brugge ka arritur të kualifikohet, kurse Porto e Atletico po luftojnë për vendin e dytë.

Brugge do të përballet me Porton të mërkurën me fillim nga ora 18:45, derisa Atletico do të ketë përballë Leverkusenin.

Byerni tashmë i kualifikuar pret Barcelonën që i duhet mrekulli për të vazhduar tutje, kurse Interit i mjafton barazimi kundër Viktoria Plazen për të vazhduar tutje.

Një fitore do t’i mjafton edhe Tottenhamit, kurse Marseille e Sportingu që kanë nga gjashtë pikë do të kuptojnë fatin në ndeshjen e fundit.

Chelsea e Salzburg do të ballafaqohen me njëri tjetrin për të vendosur liderin e grupit E.

/Shqip.com