Art Jetese

Çfarë tregon mënyra si flini për marrëdhënien tuaj në çift 

Sipas studiuesve të gjuhës së trupit dhe lidhja që ajo ka me raportet e dasshurisë, çdo ndryshim në marrëdhëniet e një çifti të dashuruar ndikon menjëherë në pozicionet që partnerët marrin në gjumë.

Për më tepër, po e ilustrojmë me disa shembuj:

Pozicioni “Përqafimi i muajit të mjaltit”


Ky pozicion ka tendencë të ndodhë nëse çifti sapo ka nisur të takohet. E praktikojnë gjithashtu edhe çiftet e martuar, të cilët kanë jetë pasionente mes tyre.

Pozicioni i “Dialogut”

Ky pozicion është shumë i zakonshëm për partnerët që mbajnë një lidhje të fortë mes njëri-tjetrit, por ende duhet të kalojnë më shumë kohë së bashku dhe të komunikojnë më shpesh.

Pozicioni “Shikimi i Yjeve”

Një person është i shtrirë në shpinë, ndërsa tjetri mbështet kokën mbi shpatullën e partnerit. Mes këtij çifti ekziston një një kimi e shkëlqyer, por ndonjëherë njëri prej tyre ka lloj varësie.

Pozicioni “Djepi i të dashurës”

Ky pozicion është shumë i ngjashëm me atë të mëparshëm, megjithëse është shumë më intim. Kjo është shumë e zakonshme mes çifteve që nuk kanë frikë të tregojnë vazhdimisht ndjenjat e tyre.