Rozë

Çfarë tha Maestro pas eleminimit për Luizin?

Tenori i njohur Armaldo Kllogjeri, u largua të shtunën nga Big Brother VIP Albania.

Armaldo, i njohur si Maestro ishte në nominim me Luizin dhe Kristin.

Ai pas daljes tha se “po i ikte qejfi për të qenë pjesë e shtëpisë”.

Për Oltën dhe Luizin ai tha: ”Jo më larg se dje më është bërë një pyetje nga Olta se çfarë do bëja nëse ajo dhe Luizi do të largoheshin nga “BBVA”.

“Unë kam thënë që do të largohem bashkë me ju, sepse unë nuk e gjej veten në “Big Brother” me të tjerë”, tha ai në Fanclub.

Gjithashtu tregoi se me Oltën ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt, e krijuar që në kohërat e vjetra të rulotit.

/Shqip.com