Lajme

Çfarë po ndodhë? / Vetëm dje raportohen të zhdukura katër gra

Ilustrim
Ilustrim

Katër gra janë raportuara të zhdukura vetëm dje në Kosovë.

Në Gjilan një burrë ka njoftuar se gruaja me të cilën bashkëjeton dhe që kanë tre fëmijë është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan 16.03.2024-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se  viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

E në Dragash një burrë ka njoftuar se i është zhdukur nëna.

“Fsh.Brodosavcë, Dragash 18.03.2024-02:05. Me 19.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, njofton policia.

Ndërkaq, në fshatin Perqevë të Klinë një burrë ka njoftuar policinë se i është zhdukur gruaja me dy vajzat e saj. Sipas tij ato kanë shkuar në Tiranë tek familja e gruas dhe se ka humbur çdo kontakt me to.

“Fsh. Perqevë, Klinë  02.03.2024-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data  02.03.2024 bashkëshortja  e tij femër kosovare, së bashku me dy vajzat e saj ka shkuar te familja e saj në Tiranë dhe që nga ajo datë, nuk kishte pas kontakt më me të dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq në Pejë, një shtetase e Serbisë ka njoftuar se vajza e saj poashtu shtetase e Serbisë është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Rr. Qerim Muriqi, Pejë 18.03.2024-14:00.  Me 19.03.2024 ankuesja femër shtetase e Serbisë, ka raportuar se vajza e saj viktima femër shtetase e Serbisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Shqip.com