Rozë

Çfarë fshihet pas deklaratës së Liam për Heidin?

Në natën e sotme janë publikuar dy klipe, të cilat flisnin për sjelljet e Liamit dhe Jetmirit kundrejt Heidit.

Dy protagonistët kanë kundërshtuar se fjalët e tyre kanë qenë seksiste, por kjo nuk i ka bindur banorët e përfshirë në klip e as opinionistët.

Heidi: Janë dy maniakë

Arbër Hajdari: Ishte skenar i shëmtuar nga ana e Liamit

Romeo: Mos më ngri i zërin, njeri i pështirë

Jetmir: Qepe, pusho!

Ori Nebiaj: Dua ta besoj që nuk ka qenë një skemë dashakeqe, realisht do ta kem ta pamundur ta besoj që ti je ky nivel. Ajo super goca e ka zberthyer skemën

Romeo: Unë kur shikoj atë gocën të ndryshur aty në divan nga këta të dy, nuk jam rehat fare

“Këto situata që po diskutoni, janë situata i kemi përjetuar dhe sulmet na kanë ardhur me konotacione mos mu përdridh, secila nga ne e ka treguar vendin e vet, mos na ktheni pas në kohë me deklarata frikë, Heidi nuk trembët. Skenë e shëmtuar, nuk di çfarë fjale ti vendos. Jam e lumtur me reagimin e gocave përveç Françeskën. Ai burrë që nuk e mban dot përdredhjen të shkojë në banjë dhe të qajë”, tha Ori Nebiaj.

“Edhe kur i thua shife si ec, nuk kam parë ndonjë gjest te ecja e saj, më duket normale, prandaj se mendoj se është tendencioze. Bëhet fjalë për striptizëm, ai të tërhiqet sa të dojë sot”, tha Arbër Hajdari.

“Unë e pata për sfilatë, nuk thash gjë për të keqe”, tha Meritoni.

“Ky mllefi i Liamit më tmerron. Më e tmerrshme është ta mbështesësh këtë dhe ta justifikosh, kaq”, tha Heidi.

“Kemi dy maniakë në shtëpi”, tha Romeo.

/Shqip.com