Art Jetese

Çfarë është sëmundja lupus nga e cila po vuan Selena Gomez?

Selena Gomez, është komentuar nga ndjekësit për shkak të dridhjes së duarve gjatë një video që ajo e kishte publikuar në TikTok.

Më pas, reagoj Selena duke treguar se e ka për shkak të trajtimit nga sëmundja e Lupusit.

Sipas  klinikës Mayo , sëmundja shkakton inflamacion, duke prekur nyjet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.

Ende nuk dihet se çfarë e shkakton lupusin, por rrezet e diellit, stresi, duhani, disa ilaçe dhe viruse mund të shkaktojnë simptoma te njerëzit që kanë më shumë gjasa të marrin lupus për shkak të gjeneve të tyre.

Hormonet si estrogjeni. Lupusi është më i zakonshëm tek gratë gjatë viteve të tyre të lindjes së fëmijëve, kur nivelet e estrogjenit janë më të larta. Probleme me sistemin imunitar.

Nuk ka shërim për sëmundjen, por trajtimet mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.

Një shenjë treguese është një skuqje e fytyrës që duket si një flutur në të dy faqet, por nuk ndodh në të gjitha rastet.

Simptomat mund të ndryshojnë në ashpërsi dhe të zgjasin për periudha të ndryshme kohore.

Simptomat më të zakonshme janë lodhja, temperatura, dhimbje kyçesh si ngurtësi dhe ënjtje, lezione të lëkurës, gulçim dhe dhimbje gjoksi.

Mund të ndodhin gjithashtu tharje të syve, dhimbje koke, konfuzion dhe humbje të kujtesës, dhe gishta të bardhë ose blu në të ftohtë ose kur dikush është i stresuar.

Shenjat janë të ngjashme me ato për shumë sëmundje të tjera, që do të thotë se është e ndërlikuar të dihet kur është lupus.

/Shqip.com