Art Jetese

Çfarë duhet të konsumoni për më shumë energji

Shpesh ankohemi që nuk kemi energji gjatë ditës dhe këtë plogështi mundohemi ta luftojmë me kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq.

Mjekët shpjegojnë se shkaku kryesor i rënies së energjisë, mund të ketë të bëjë me mënyrën e komunikimit të mikrobiomës tuaj me qelizat e tjera.

Prandaj për të rritur energjinë është e rëndësishme të kujdeseni për mikrobiomën dhe kjo mund të arrihet duke shtuar më shumë fibra në regjimin tuaj ushqimor.

Më poshtë nga ushqimet të cilat mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë më tepër energji.

Farat e lirit

Farat e lirit janë një burim i shkëlqyer fibrash dhe proteinash.

Ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega 3, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Lakra turshi

Lakra turshi është jo vetëm një burim i shkëlqyer fibrash por edhe probiotikësh, duke e bërë atë një ushqim të domosdoshëm për mikrobiomën e zorrëve tuaja, shkruan Agroweb.

Bananet jeshile

Edhe pse shumica e njerëzve preferojnë të hanë banane të pjekura mirë, konsumi i tyre kur janë akoma të gjelbërta, ju lejon të përfitoni nga nivelet e larta të fibrave dietike.

Brokoli

Brokoli ka qenë prej kohësh e njohur si një nga perimet më ushqyese që mund të shërbeni në pjatën tuaj.

Jo vetëm që përmban shumë fibra, por ndihmon gjithashtu me funksionin e mikrobiomës së zorrëve.

Avokado

Avokadot janë një burim i shkëlqyer i fibrave, me 25 % fibra të tretshme dhe 75 % të patretshme.