Kulturë

Ceremonia ‘Grammy Awards’ mund të shtyhet, për shkak të përhapjes së Omicron

Ceremonia e 64-të e çmimeve Grammy, mund të shtyhet për shkak të numrit të lartë i të infektuarve me variantin Omicron.

Ky mund të jetë viti i dytë me radhë që Grammy shtyhet për shkak të COVID-19. Shfaqja e vitit të kaluar fillimisht ishte caktuar për 31 janar 2021. Megjithatë, më 5 janar, u shty për në 14 mars për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në Los Angeles.

Jay Z u nominua për tre çmime Grammy këtë vit, duke ia kaluar Quincy Jones për shumicën e nominimeve në historinë e ceremonisë.

Jon Batiste, ka më së shumti nominime për Grammy për këtë vit, ndërkaq Billie Eilish, H.E.R, Doja Cat dhe Justin Bieber janë ndër pretendentët e tjerë kryesorë për çmime.

Sidoqoftë, ende nuk ka një njoftim zyrtar për shtyrjen.

Grammy është ndër çmimet kryesore në industrinë e muzikës.