Lajme Botë

Çeki: Koalicioni i djathtë lë pas partinë e kryeministrit aktual

Zgjedhjet parlamentare në Çeki

Partia e kryeministrit çek, Andrej Babis ka humbur votën popullore ndaj koalicionit të qendrës së djathtë

Koalicioni i qendrës së djathtë “Së bashku” të shtunën fitoi zgjedhjet parlamentare çeke, përpara partisë ANO të kryeministrit Andrej Babis, por nuk arriti të sigurojë shumicën, tregojnë rezultatet paraprake, raporton euroneës, transmeton Shqip.com

Sipas Zyrës së Statistikave të Çekisë, Koalicioni “Së bashku” përbërë nga Partia Demokratike Qytetare konservatore dhe Demokratët Kristianë dhe partia liberale-konservatore  mblodhën 27.78% të votave.

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis

Blloku ishte një nga dy koalicionet e formuara para zgjedhjeve që synonin rrëzimin e Babis nga pushteti.

Lëvizja qendrore ANO doli e dyta me 27.13% të votave, ndërsa koalicioni i qendrës së majtë i përbërë nga Partia Liberale e Piratëve dhe STAN-një grup kryebashkiakësh dhe kandidatësh të pavarur- dolën të tretët me 15.60%. /Shqip.com